75 Mall Live Search
17:35 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / Gj Sh

Cristiano Ronaldo hyn zyrtarisht në MMA

Cristiano Ronaldo ka hyrë zyrtarisht në botën e arteve marciale të përziera.

Portugezi ka konfirmua se tashmë është aksionat në Way of Warrior FC (WOW FC), organizata spanjolle e MMA-së, shkruan IndeksOnline.

Në këtë organizat ndodhet edhe kampioni i UFC-së, Ilia Topuria.

“MMA përfaqëson vlera në të cilat unë besoj vërtet: disiplinën, respektin, qëndrueshmërinë dhe ndjekjen e vazhdueshme të përsosmërisë. WOW FC po ndërton diçka unike dhe të fuqishme, dhe jam krenar që i bashkohem këtij projekti për të ndihmuar në ngritjen e sportit dhe për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme”, ka deklaruar Ronaldo.

“Bashkimi i Cristiano-s me WOW FC është një rast i rëndësishëm për sportin. Ai përfaqëson standardet më të larta të profesionalizmit, punës së palodhur dhe përsosmërisë globale. Së bashku, ne do ta çojmë MMA-në në nivele të reja dhe do t’i frymëzojmë atletët dhe tifozët në të gjithë botën të besojnë se çdo gjë është e mundur”, tha Topuria.

Sipas të dhënave të kompanisë, UFC ka përjetuar një rritje prej 400% në pjesëmarrjen në event , duke tejkaluar 5,000 spektatorë për event./IndeksOnline/