75 Mall Live Search
20:23 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / H F

Lela flet për ndarjen nga LEO, çka ndodhi mes tyre? Ku po jeton tash ..

Pas disa muajsh heshtje që nga ndarja me Leonard Gashin, Lela Seferi ka folur më në fund në emisionin Canape, ku ka treguar se pse ka zgjedhur të mos reagojë publikisht deri tani dhe si është raporti i tyre aktual.

Ajo theksoi se pavarësisht ndarjes, respekti mes tyre mbetet i pandryshuar.

“Nuk e kam pa të nevojshme me bo ndonjë reagim të madh. Unë e kuptojë që historia jonë ka lind në Big Brother edhe njerëzit dojnë me pa qysh është, amo janë disa gjëra që unë preferojë me i mbajtë për veti. Nuk kam asnjë problem, unë krejt të mirat që i ka bota une ja urojë Leonardit, është shumë i mirë, jashtëzakonisht i mirë. Cdo kush që e ka në jetën e vet, si shok, si familjarë, si të dashur është shumë me fat kushdo që e ka në jetën e vet. Unë jam ndi jashtëzakonisht mirë vitin e fundit. Cdo njeri që ka tentu me më folë keq për Leonardin prej kur unë jam nda, unë jam distancu prej atyne njerëzve, se ata nuk kanë desht me m’pa mu të lumtur.”, është shprehur ajo, transmeton IndeksOnline.

Ajo ka bërë të ditur se ndarja ka qenë një vendim i përbashkët, larg dramave që publiku mund të ketë pritur.

“Është kanë një vendim që e kemi marrë te dytë bashkë. E kemi pa të arsyeshme me marrë këtë vendim. Krejt shqiptartë presin me dal një reagim drastik. Kam shumë respekt për të.”, theksoi ajo.

Lela shtoi se ndarja nuk është e lehtë për askënd, megjithëse marrëdhënia mes tyre vazhdon të mbetet e bazuar në respekt.

“Është ndarje. Po s’besojë që kërkush e përjeton mirë një ndarje. Ka mbet ai respekti, edhe ka me mbet gjithmonë.”/IndeksOnline/