Zgjedhjet e 28 dhjetorit, mobilizohet PDK në Gjakovë
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja me strukturat e degës, ku është konstituuar edhe Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Njoftimi i plotë i Degës së PDK-së në Gjakovë:
“Sonte mbajtëm mbledhjen e Degës së PDK-së në Gjakovë, ku së bashku me strukturat drejtuese të partisë zhvilluam një diskutim të detajuar lidhur me kandidaturat e mundshme për deputet, si dhe u konstituua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Me këtë rast, dua t’i falënderoj secilin anëtar për kontributin e vazhdueshëm dhe gatishmërinë për të marrë pjesë në fushatën e ardhshme. Me një ekip të fortë, të përkushtuar dhe të bashkuar, suksesi është i garantuar.”/Indeksonline/

