Vjen reagimi i Leos, pasi Lela dha shenja se po e vuan ndarjen nga ai
Lela Seferi pak më parë përmes një interviste ka folur për ndarjen nga Leonard Gashi, me të cilin nisi lidhje sa ishte në Big Brother Vip Kosova.
Në këtë intervistë, ajo tha se ka shumë respekt për të, dhe se e vlerëson tej mase, shkruan IndeksOnline.
Pas kësaj vjen edhe reagimi i Leos, të cilit duket se nuk i ka bërë shumë përshtypje intervista e saj.
Ai ka publikuar një fotografi, teksa gjenë ngrohtësi në shtëpinë e tij në Gjermani.

Nga ana tjetër, Lela tha se familja e saj gëzon respekt maksimal nga ana e Leos.
Por, fatkeqësisht, është Leo, ai i cili i fshiu i pari nga rrjetet sociale familjarët e Lelës, duke preferuar të mos ketë as më të voglin kontakt me familjarët e Lelës.
Tutje, Leo, në paralajmërimet e tij për mbrëmjet muzikore, ku edhe transmetohet videoklipi, pjesë e së cilës është vetë Lela, ka preferuar ta “zhdukë” atë, dhe mos të figurojë askund prezenca e saj.
Për dallim nga Lela e cila duket se po e vuan kaq shumë ndarjen nga Leo, ky i fundit duket fare i qetë, derisa po vazhdon të jetë mëse i fokusuar në karrierën e tij. /IndeksOnline/

