Arrestohet një person, iu gjetën 43 thika, 2 boka hekurit e dy shufra metalike që dyshohet që ua shiste të miturve
Një person është arrestuar në Prishtinë, meqenëse atij iu gjetën 43 thika, 2 boksa të hekurit dhe 2 shufra metalike të cilat dyshohet se ua sheiste të miturve.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 43 thika, 2 boksa të hekurit, 2 shufra metalike të cilat dyshohet se i njëjti ua shet personave të mitur. Në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

