75 Mall Live Search
09:06 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / P M

Detaje të reja nga policia për rastin e personit të zhdukur në Livoç

Vëllai i personit të zhdukur në Livoç ka njoftuar policinë se i vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas ankuesit, ai ka gjetur veturën e të zhdukurit, së bashku me disa rroba dhe telefonin e tij, në afërsi të pendës së fshatit Livoç. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje për të nisur kërkimet dhe procedurat hetimore.

Fsh. Livoç, Gjilan 27.11.2025 – 10:05. Ankuesi mashkull kosovar,  ka njoftuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ankuesi kishte gjetur veturën e viktimës së bashku me disa rroba dhe telefonin, afër pendës së fshatit Livoç. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.