75 Mall Live Search
09:10 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / G T

Mendoi se po festonte te tifozët e tij, Malen e pëson keq nga mysafirët… u godit me sende jo të forta!

Aston Villa arriti një fitore të rëndësishme 2:1 ndaj Young Boys në UEFA Europa League, falë dy golave të sulmuesit holandez Donyell Malen. Por ndeshja në Villa Park nuk kaloi pa incidente.

Pas golit të parë, Malen u drejtua drejt tribunës për të festuar, duke menduar se aty ishin tifozët vendas. Në fakt, ai u ndal para sektorit të tifozëve mysafirë të Young Boys, të cilët reaguan menjëherë duke hedhur objekte drejt fushës, shkruan Indekonline

Pavarësisht incidenteve, Aston Villa e mbylli ndeshjen me fitore, kurse skuadra zvicrane rrezikon të gjobitet nga UEFA./Indeksonline/