KFOR’i uron Shqipërinë për 28 Nëntor si vend aleat dhe kontribuues me ushtarë në misionin e tyre
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë përmes një mesazhi zyrtar në rrjetet sociale.
Në urimin e tyre, KFOR thekson rolin e Shqipërisë si një aleate e rëndësishme brenda NATO-s dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në misionin paqeruajtës në Kosovë.
“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë shqiptarë. Shqipëria është një nga 33 shtetet kontribuuese në misionin e KFOR-it,” shkruan misioni, duke e shoqëruar mesazhin me sloganin #StrongerTogether dhe #Albania.

