75 Mall Live Search
11:45 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / P M

Gjitha rrugët të çojnë në Prekazin legjendar, qytetarët duan bashkimin e shqiptarëve

Më 28 nëntor, çdo rrugë të shpien në vendin e sakrificës e heroizmit, pra në Prekazin legjendar aty ku në po këtë datë të vitit 1955 lindi komandanti legjendar Adem Jashari.

Për të nderuar komandantin legjendar Adem Jashari, ishin shumë qytetarë e në mes të tyre është edhe Bekim Shyti nga Brigada “111 Adem Jashari”, Njësia Speciale “Tigrat e Zi” e ku tha se festat e 28 nëntorit.

Ai tha se historia për këto data duhet të përcjellën edhe tek fëmijët për të përçuar mesazhin se sa duhet atdheu.

“Na bashkon gjithë shqiptarët nga Leposaviqi deri në Vlorën dhe datë që duhet ta përcjellim të gjithë gjenerata. Është dalja e UÇK-së, ditëlindja e Adem Jasharit dhe këto data duhet t’i përcjellim te gjeneratat e ardhshme, fëmijëve tanë në vetëdijen e tyre se sa e rëndësishme është të përçojmë mesazhe se sa duhet atdheu dhe sa duhet të kontribuojmë për atdheun”, u shpreh Shyti.

E Dem Bullaku pati një urim të veçantë.

“Të bashkuar jemi po duhet që të jemi gjithë një, një për të gjithë e gjithë për një. Uroj që festa e 28 nëntorit të jetë një mesazh për bashkimin e gjithë shqiptaren ne trojet tona”, tha ai.

Ragip Emrushi me krenarinë më të madhe shprehej se gjëja më e mirë është bashkimi i gjithë shqiptarëve.

“Duhet të bashkohemi patjetër, lavdi u qoftë të gjithë këtyre dëshmoreve këtu, të gjithë të rënëve të tjerë, inshallah Allahu na shpërblen me këtë dëshmor e ne të jemi të bashkuar. Gjë më mirë se me qenë  bashkuar të gjithë shqiptarët nuk ka”, u shpreh Emrushi.