Fitorja e Dritës, e çon më lartë Kosovën në ranglistën e UEFA-s
Fitorja e FC Drita ndaj Shkëndijës me rezultat 1:0 ka pasur ndikim të rëndësishëm jo vetëm për klubin gjilanas, por për gjithë futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.
Kjo fitore e radhës e Dritës ka kontribuar në rritjen e koeficientit të Kosovës në ranglistën e UEFA-s, duke e ngjitur vendin tonë në pozitën e 35-të, përpara Kazakistanit dhe Finlandës.
Ky progres tregon zhvillimin e vazhdueshëm të futbollit kosovar dhe përmirësimin e performancës së klubeve në arenën ndërkombëtare./Indeksonline/


