Arrin në 145 numri i viktimave nga përmbytjet në Tajlandë
145 është numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën pjesën jugore të Tajlandës.
Zëdhënësi i qeverisë, Siripong Angkasakulkiat deklaroi se 145 persona humbën jetën në tetë rajone të vendit.
Por, më shumë se 100 prej këtyre vdekjeve ndodhën në rajonin Songkhla.
Angkasakulkiat tha se ujërat e përmbytjeve vazhdojnë të tërhiqen dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mundësi të arrijnë në më shumë zona.
thDepartamenti për Menaxhimin dhe Parandalimin e Fatkeqësive tha se mbi 1.2 milion familje dhe 3.6 milionë njerëz në 12 rajone në jug të vendit janë prekur nga përmbytjet.
Kryeministri tajlandez, Anutin Charnvirakul shpalli gjendje të jashtëzakonshme në provincën Songkhla më 26 nëntor pas përmbytjeve që goditën jugun e vendit./Indeksonline/

