Sulmuesi kosovar që po ”çmend” Gjermaninë, Dortmund kërkon transferimin e Asllanit
Fisnik Asllani po kalon një sezon fantastik në Bundesligën gjermane, me skuadrën e Hoffenheim.
Sulmuesi kosovar me paraqitjet e tij, ka ngjallur interesim nga disa skuadra të mëdha evropiane, duke përfshirë Barcelonën, Bayern Munich dhe PSG, shkruan IndeksOnline.
Së fundi interesim për Asllanin ka shfaqur edhe skuadra e Borusia Dortmund, të cilët synojn transferimin e tij në afatin kalimtar veror, pasi shihet si zëvendësues ideal i Serhou Guirassy.
Sipas asaj që raporton ”Sky Sport”, Guirassy pritet të largohet gjatë verës, per një shumë rreth 50 milionë euro.
BVB dëshiron të jetë i përgatitur për skenarin më të keq dhe tashmë po kërkon pasardhës të mundshëm.
Asllani und të lëvizë në verë për një tarifë transferimi fikse, megjithatë, konkurrenca është e ashpër./IndeksOnline/

