75 Mall Live Search
18:37 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / Z S

Haradinaj: 28 Nëntori i zbrazët pa bashkëluftëtarët që po gjykohen padrejtësisht në Hagë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë sot në pritjen e organizuar nga OVL-UÇK-ja për ndër të 28 Nëntorit.

Në një postim në Facebook, ai tha se sot e pati nderin t’u urojë kategorive të dala nga lufta e UÇK-së festën e 28 Nëntorit.

Postimi i plotë :

Në pritjen e organizuar nga OVL-UÇK, sot pata nderin t’u uroj kategorive të dala nga lufta e UÇK-së festën e 28 Nëntorit.

Kjo festë, e cila bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet, sot është e zbrazët pa bashkëluftëtarët që po gjykohen padrejtësisht në Haagë.

Uroj që 28 Nëntorin e ardhshëm ta festojnë në atdhe, pranë familjarëve e bashkëluftëtarëve.