1 dhjetori – Dita Botërore kundër HIV-AIDS-it
1 dhjetori, njihet ndërkombëtarisht si Dita Botërore kundër Sidës.
Kjo ditë shërben si një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.
U caktua në vitin 1988-të, duke vlerësuar kështu përpjekjet e botës për të ndihmuar njerëzit e prekur nga HIV-i, i cili shkakton sidën dhe për t’u riangazhuar në luftën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.
Një raport i ri nga UNAIDS-i, tregon se bota mund të përmbushë qëllimin e rënë dakord për t’i dhënë fund sidës si një kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030, por vetëm nëse udhëheqësit mbrojnë të drejtat e njeriut të të gjithëve që jetojnë me dhe në rrezik të HIV-it.
Nga 39.9 milionë njerëz që jetojnë me HIV, 9.3 milionë njerëz ende nuk kanë qasje në një trajtim për shpëtimin e jetës.
Më 2023, më se 630 mijë njerëz vdiqën nga sëmundjet e lidhura me sidën dhe 1.3 milionë njerëz në mbarë botën u infektuan me HIV.
Në të paktën 28 vende, numri i infeksioneve të reja me HIV është në rritje. Çdo ditë në vitin 2023, 570 gra dhe vajza të reja nga 15 deri në 24 vjeç morën HIV-in. Në të paktën 22 vende në Afrikën Lindore dhe Jugore, gratë dhe vajzat e kësaj grupmoshe kanë tri herë më shumë gjasa të jetojnë me HIV-in sesa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj.
Në deklaratën politike të vitit 2021 për fundin e HIV/AIDS-it, vendet u angazhuan të sigurojnë që deri në vitin 2025 më pak se 10% e vendeve të kenë korniza ligjore dhe politikash kufizuese që çojnë në mohimin ose kufizimin e qasjes në shërbimet e HIV-it.

