Hapet Shkolla Dimërore e BE-së 2025: FinTech, inovacioni digjital dhe sfidat gjeopolitike në fokus
Shkolla Dimërore e BE-së 2025 është hapur sot, duke mbledhur ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues institucionalë, të rinj, profesionistë dhe studentë nga vendi dhe rajoni për të diskutuar temën qendrore të këtij viti: “FinTech dhe Ekonomia Digjitale — Blockchain, Inovacioni dhe Gjeopolitika e Re e Financave Digjitale”.
Programi katërditor synon të krijojë një platformë të përbashkët ku pjesëmarrësit mund të analizojnë transformimet teknologjike që po ndikojnë në ekonominë globale dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve.
Gjatë hapjes së edicionit të sivjetshëm, përfaqësues nga organizata vendore dhe ndërkombëtare theksuan rëndësinë e zhvillimeve në FinTech, inteligjencën artificiale dhe qeverisjen e të dhënave, si dhe rolin që kanë të rinjtë në të ardhmen digjitale të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.
Andrra Nurkollari, Presidente e EYCA-së në Kosovë, tha se qëllimi i këtij edicioni është t’i pajisë pjesëmarrësit me aftësi analitike dhe të mendimit kritik.
“Gjatë këtyre katër ditëve, përmes bisedave, debateve dhe ndoshta edhe disa mosmarrëveshjeve, ju mund ta gjeni veten duke formuar qëndrimin tuaj mbi atë pyetje. Dhe pikërisht për këtë është kjo shkollë dimërore. Jo për t’ju dhënë një përgjigje të vetme, por për t’ju pajisur me mjetet për të menduar në mënyrë kritike, për të naviguar kompleksitetin, dhe për të marrë pjesë në mënyrë domethënëse në sistemet që po evoluojnë rreth nesh çdo ditë”.
“FinTech, AI, blockchain — këto nuk janë më koncepte abstrakte, besoj. Këto përcaktojnë se si ekonomitë e lëvizin paranë, si qeveritë ofrojnë shërbime, dhe si qytetarët ndërveprojnë me institucionet. Ato vijnë me mundësi të jashtëzakonshme, sidomos për vende si Kosova, por edhe me sfida serioze dhe shumë serioze rregullatore, etike dhe të sigurisë. Dhe gjatë këtyre programeve, ju do të eksploroni se si monedhat digjitale ndryshojnë gjeopolitikën, si qeverisja e të dhënave formëson sovranitetin, si kibernetika garanton stabilitetin financiar, dhe si inovacioni mund të ndodhë brenda institucioneve publike po aq sa jashtë tyre, tha ajo.
Bardhyl Dobra, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme në detyrë, tha se programi zhvillohet në një periudhë transformimi të shpejtë global.
“Kjo konferencë organizohet në një moment ku ekonomia globale po ndryshon me një ritëm më të shpjet se kurr më parë. Ndërthurja e Fintech, ekonomisë dhe inteligjencës artificiale po transformon tregjet, mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe mënyrën se si shoqëritë ndërveprojnë me teknologji. Kjo shkollë dimërore ofron pikërisht atë që rajoni ynë ka nevojë një hapësirë ku te rinjtë, akademikët, profesionistë dhe politikbërësit mund të analizojnë këto transformime dhe të kuptojnë se si do të formësojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimore e veçanërisht Kosovës. Jam i lumtur qe fokusi është tekë pjesëmarrja e grave në Fintech një prioritet i rëndësishëm për institucionet tona”, tha ai.
Hubert Perr, Drejtor i Bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Kosovë, theksoi rëndësinë e programeve të shkëmbimit akademik dhe të investimit në të rinjtë.
“Një nga historitë më të mëdha të suksesit të Bashkimit Evropian, që janë programet tona të shkëmbimit që mund t’i ofrojmë, duke filluar nga Erasmus, Erasmus+, dhe gjithçka që vjen me to. Dhe mijëra e mijëra studentë brenda Bashkimit Evropian, por gjithashtu — dhe mendoj se kjo tregon se si Bashkimi Evropian dëshiron tashmë të integrojë vende si ato në Ballkanin Perëndimor, si Shqipëria ose Kosova dhe të tjera — t’i përfshijë ato që tani në Bashkimin Evropian, duke ju lejuar edhe juve të jeni studentë të shkëmbimit Erasmus”, tha ai.
Ai shtoi se projektet e BE-së në Kosovë synojnë mbështetjen akademike dhe forcimin e administratës publike.
“Duhet të partnerohemi me Kosovën për projekte të tilla, sepse ka të gjitha elementet që mendoj se duhet të kërkojmë. Ai ofron bursa — bursa pasuniversitare — për studentë të rinj dhe të shkëlqyer nga Kosova, por e kombinon këtë edhe me lidhjen dhe përgjegjësinë për t’u siguruar që ju e kuptoni se nuk ka “çeqe falas”, për të thënë kështu, por që ju do të keni mundësinë dhe gjithashtu detyrimin të shërbeni në administratën publike të paktën për disa vite. Dhe e di që kjo ndoshta është kërkesë e vështirë, por megjithatë mendoj se është një mundësi fantastike. Dhe mendoj se këtu, sapo më është thënë që rreth 470 përfitues të Young Cell, të diplomuar, kanë përfituar nga kjo bursë. Dhe dua të theksoj këtu gjithashtu, gjë po aq e rëndësishme, se ne shfrytëzojmë”, tha ai.

