75 Mall Live Search
10:59 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / H F

A beson Alketa Vejsiu te “magjia”, përgjigjja e saj do t’ju lë pa fjalë (Foto)

Alketa Vejsiu, njëra ndër prezantueset më të pëlqyera shqiptare, së fundi ka zhvilluar një sesion pyetje–përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram, transmeton IndeksOnline.

Vejsiu është pyetur për jetën personale, karrierën dhe bizneset që zotëron, ndërsa është treguar e hapur dhe mbi të gjitha motivuese.

Ndër pyetjet më interesante, Vejsiut i është kërkuar të shprehë mendimin e saj rreth “magjisë”.

Pyetja drejtuar saj ishte: “Alketa, a beson te magjia”?

“Në sensin që jeta është magjike! Jeta është magjike, dashuria është magjike, unë jam e krijuar prej magjie, jetoj për magjinë. Dhjetori është magjik, disa njerëz janë magjikë”, ishte pergjigjja e moderatores.

Kujtojmë se ndër vite, Alketa Vejsiu është njëra ndër prezantueset më rralla dhe të dashura të ekranit shqiptar. /IndeksOnline/