75 Mall Live Search
12:46 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / Z S

Kica-Xhelili për VV-në: Përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i çojnë në restorante

Ish-deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka ironizuar me Vetëvendosjen duke kujtuar deklaratat e dhëna se familjarët janë veç për dasma.

Ajo shkruan se përveçse familjarët nuk i kanë veç për dasma, sipas saj VV-ja tani dëshiron që votat e mërgatës t’i cojnë në restorante.

Postimi i plotë:

Përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i çojnë në restorane. Imagjinojeni, gjithë kjo zhurmë e VV-së, veç pse PZAP-ja nuk i la që:

1. Përveç ambasadave e konsulatave, të votohet nëpër restorane e lokale militantësh, pa kurrfarë sigurie.

2. Të dërgohen fletëvotimet me e-mail (e pastaj ata t’i printojnë me dhjetëra e t’i mbushin para televizioneve sikurse kemi pasur raste që sot trajtohen nga prokuroria), por fletëvotimi t’i shkoj direkt në adresë nga shteti.

Kur jemi te manipulimet me vota, që thojnë, “mos e vet se t’kallxon vet”.

O, mërgata do të votojë MASIVISHT, sikurse ka bërë gjithmonë. Disa do të vijnë, disa në ambasada e disa me postë. Por harrojeni që do t’ua lëmë juve mundësinë t’i fabrikoni e kontrabandoni votat e tyre, sikurse dukshëm paskeni bërë deri tani./Indeksonline/