75 Mall Live Search
13:25 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / S Z

Raportohet se AAK-ja e PDK-ja kanë arritur marrëveshje për qeverisje lokale në Rahovec, flet Smajl Latifi: No coment!

Të hënën me 8 dhjetor do të bëhet betimi i kryetarit Smajl Latifit dhe asamblesë në Komunën e Rahovecit. Mediat lokale raportuan se kryetari  Latifi, i cili është rizgjedhur kryetar i Rahovecit, ka arritur marrëveshje me PDK-në, për të bashkëqeverisur në këtë komunë.

Por Smajl Latifi nuk preferoi të komentonte, se a ka arritur apo jo marrëveshje me PDK-në.

I pyetur nga Indeksonline Latifi tha se nuk ka koment për këtë. Ndërsa theksoi se të hënën, më 8 dhjetor e kanë betimin dhe se pastaj do të flasin lidhur me këtë çështje.

“Nuk kam koment. Kur ta japim betimin të hënën me 8 dhjetor tani flasim më konkretisht.  Njëherë s’kemi koment. Ne e kemi thirr seancën më 8 dhjetor aty e bëjmë betimin dhe pastaj vazhdojmë me procedura të tjera”, tha Latifi. /Indeksonline/