75 Mall Live Search
14:59 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / P M

Ujë Mokne dhe Komuna e Istogut shpërndajnë 15 bursa për studentët elitarë, investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e rinisë

Mokne LLC, në partneritet me Komunën e Istogut, ka ndarë 15 bursa për studentët më të dalluar të kësaj komune, duke krijuar mundësi konkrete për të rinjtë që po shënojnë rezultate të jashtëzakonshme në studimet e tyre.

Kjo iniciativë e përbashkët thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe institucioneve lokale në mbështetjen e gjeneratave të reja.
Mokne mbetet e përkushtuar përkrah rinisë, duke besuar se investimi në arsim është mënyra më e fuqishme për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Përmes këtyre bursave, ne synojmë të kontribuojmë në zhvillimin, avancimin dhe fuqizimin e të rinjve që janë gati të marrin rolin e tyre në shoqëri.


Si një brend vendor që po rritet me ritme të shpejta, besojmë se e ardhmja e Istogut ndërtohet nga të rinjtë e tij. Prandaj, nën slloganin – Për Jetë, Mokne vazhdon të investojë te studentët e dalluar, duke i mbështetur sot për të krijuar një të nesërme më të mirë.


Ky bashkëpunim me Komunën e Istogut është dëshmi se kur vizioni dhe
përkushtimi bashkohen, krijohen mundësi reale që ndikojnë pozitivisht në të ardhmen e shoqërisë.