Pamje tronditëse të një aksidenti në Lublanë
Janë publikuar pamje të një aksidenti të tmerrshëm trafiku që ndodhi në ë Lubjanë javën e kaluar.
Skena e tmerrshme e kapur nga kamera tregon një makinë që kalon me shpejtësi trotuarin dhe përplaset me një automjet tjetër të parkuar para një semafori në një kryqëzim.
Forca e përplasjes bëri që të dy automjetet të përfundonin mbi çatitë e tyre.
Aksidenti u shkaktua nga një shofer 18-vjeçar i cili po i ikte policisë në rrugën anashkaluese të Lubjanës, të cilën e la në dalje dhe më pas u përplas me një makinë tjetër.
Shoferët e të dy makinave dhe një pasagjer tjetër pësuan lëndime, dhe autori, siç tregon video, doli nga makina dhe vazhdoi arratisjen.
Policia më vonë e gjeti 18-vjeçarin dhe gjatë procedurave u përcaktua se ai nuk kishte patentë shoferi të vlefshme dhe se gjatë arratisjes së tij ai hodhi një çantë dhe një çorape që përmbanin pothuajse 60 pako kokainë dhe heroinë.
Të dyshuarit iu gjetën gjithashtu më shumë se 3,000 euro dhe automjeti i tij personal u sekuestrua./Indeksonline/
Nesreča in pobeg z nesreče (Šmartinka).. pic.twitter.com/s81sqcirxe
— Mati Tereza (@mati_tereza) November 30, 2025

