Musliu me akuza ndaj Kurtit: Do të marrin përgjigjen me 28 dhjetor nga një popull që ju besoi dhe u tradhtua
Ganimete Musliu e PDK-së ka publikuar një reagim të ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mungesë koordinimi politik dhe për vendime që, sipas saj, i kanë sjellë dëm Kosovës.
Ajo rikujton deklaratat dhe veprimet e Kurtit që nga lirimi i tij pas luftës, dhe sipas saj bashkëpunimet politike me figura serbe dhe qëndrimet ndaj asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Musliu e akuzon Kurtin për hipokrizi, standarde të dyfishta dhe për “normalizimin” e praktikave të dëmshme qeverisëse gjatë gjashtë viteve të fundit.
Ajo thekson se vendi po përballet me izolim ndërkombëtar, krizë ekonomike dhe eksod masiv të qytetarëve. Sipas Musliut, përgjigjja e qytetarëve do të jepet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

