75 Mall Live Search
08:38 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / AR

Rrëfen aktorja: Humba 22 kg për t’i mbijetuar sëmundjes, jo për të qenë provokuese

Aktorja dhe komediania amerikane Amy Schumer ka vendosur t’u japë fund komenteve të vazhdueshme për pamjen e saj dhe humbjen në peshë, duke sqaruar se humbi 22.5 kilogramë për shkak të betejës me një sëmundje të rëndë, jo për estetikë.

Në një postim në Instagram, ajo zbuloi se ndihet më mirë se kurrë dhe tani nuk ka “dhimbje”, transmeton Indeksonline.

Schumer (44) postoi një video të hënën, më 1 dhjetor, të incizuar nga djali i saj gjashtëvjeçar, Gene, në të cilën ajo u përgjigjej “pyetjeve” në lidhje me udhëtimin e saj për humbje peshe nëpërmjet mesazheve.

Ajo filloi duke deklaruar se nuk përdor botox ose mbushës dhe theksoi se nuk humbi 13.5, por 22.5 kilogramë.

“Jo për t’u dukur seksi, gjë që është argëtuese dhe e përkohshme”, shkroi ajo. “E bëra për të mbijetuar.”

Aktorja iu referua diagnozës së saj të sindromës Cushing. “Kisha një sëmundje që e bën fytyrën të fryrë jashtëzakonisht shumë dhe mund të të vrasë, por fatmirësht sëmundja u zhduk”, shpjegoi ajo./Indeksonline/