Arrestohet në Prishtinë një shtetas i huaj i dyshuar për krim të organizuar, konfiskohen mbi 50 mijë euro, orë “Rolex” dhe një veturë
Një person është arrestuar në lagjen “Marigona”.
Ai dyshohet për përfshirje në krim të organizuar dhe kishte urdhërarrest edhe nga Suedia.
Lagjja “Marigona” / 01.12.2025 – 22:30. Njësitë e taskforcës kanë ndaluar dhe arrestuar një mashkull shtetas të huaj, i dyshuar lidhur me një rast krim i organizuar. Ai po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 52 480€ para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentshoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë “Rolex”, dy DVR-ja të kamerave dhe një veturë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

