Vrasja e Edmond Mëhallës drejt zbardhjes, zbulohet shkaku i ekzekutimit të biznesmenit
Vrasja e Edmond Mëhallës që ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, po shkon drejt zbardhjes.
A2 CNN-ja raporton se policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë.
Të arrestuarit dyshohet se kanë ndihmuar në organizimin dhe mbulimin e gjurmëve, ndërsa i shpalluri në kërkim konsiderohet si një nga personat kryesorë për zbardhjen e plotë të dinamikës.
Shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i kohës së fundit të viktimës.
Mbrëmjen e djeshme policia ka shoqëruar një person me banim në Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin Naldi Gj. i cili rezulton se ka lëvizur pak ditë më parë me automjetin tip “Audi” para se të ndodhte vrasja. Ky mjet u gjet i djegur dhe dyshohet se u përdor nga autorët.
Automjeti është në pronësi të një prej kompanive të vetë viktimës, Mondi Mëhalla
Në shtëpinë e Naldi Gj. në Lezhë është ushtruar kontroll dhe personi po shoqërohet në policinë e Elbasanit për të dhënë shpjegime për lëvizjet e tij./Indeksonline/

