Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë
Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë të vitit 2025, ku rezulton se çmimet në sektorin e ndërtimit kanë shënuar një rritje të lehtë krahasuar me periudhat paraprake.
Sipas ASK-së, IKN-ja u rrit për 0.5% në TM-3 2025 krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti. Faktorët që ndikuan në ngritjen e kostos ishin:
Energjia: +3.9%
Pagat: +2.3%
Kostot e tjera: +1.0%
Materialet: +0.1% makineritë: -0.7% (zbritje)
Po ashtu, duke e krahasuar TM-3 të vitit 2025 me të njëjtën periudhë të vitit 2024, IKN-ja ka shënuar rritje prej 3.6%.
Në ketë rritje ndikuan:
Energjia: +9.7%
Pagat: +7.8%
Kostot e tjera: +4.5%
Transporti: +3.4%
Materialet: +2.9%
Makineritë: -0.4% (zbritje)

