75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / L A

Rodrygo s’cilësohet më i paprekshëm te Reali, braziliani drejt largimit

Ylli brazilian, Rodrygo mund të largohet nga Real Madridi.

Kjo pasi që braziliani ka humbur vendin në formacionin startues të Realit, pas ardhjes së Xabi Alonsos.

Ndërsa tashmë raportimet nga Spanja, tregojnë se Rodrygo nuk cilësohet më si lojtar i paprekshëm, ku pritet edhe largimi i tij pasi që klubi madrilen është i hapur të dëgjojë ofertat nga klubet e tjera evropiane.

Rodrygo kishte ardhur me shumë bujë te Reali në vitin 2019, ku njësoj sikurse Vinicius Jr erdhi pasi që u bë 18 vjeç.

Braziliani, numëron 285 paraqitje me “Los Blancos” ku shënoi 68 gola dhe 53 asistime si dhe ishte vendimtar në fitimin e 2 titujve të Ligës së Kampionëve, 3 të La Ligas, Botërorin e Klubeve, Kupën Interkontinentale si dhe Superkupat e Spanjës dhe Evropës.