Pas Çekut e Krasniqit, AAK-ja sot prezanton një biznesmen nga diaspora!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka intensifikuar veprimet për gjetjen e figurave të reja për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
IndeksOnline një ditë më parë ka raportuar se ish-kryeministri, Agim Çeku dhe aktivisti, Dardan Krasniqi do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK-së.
Por, këto nuk do të jenë lëvizjet e vetme.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se partisë së Haradinajt do t’i bashkohet edhe një figurë e njohur nga diaspora.
Bëhet fjalë për afaristin shqiptar në Gjermani, Mehmet Klinaku. Ky i fundit sot do të aderojë në AAK dhe pritet të jetë në listën e kandidatëve për deputet nga ky subjekt.

