75 Mall Live Search
11:01 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / L A

Guardiola konfirmon planet për vazhdimin e kontratës së Fodenit

Phil Foden pa dyshim është një talentët më të spikatur anglez.

Te Manchester City, ai është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Guardiolës ku shkëlqeu shpeshherë sa luante.

Foden, tashmë pritet që të vazhdojë kontratën e tij me Cityn, ku vetë Guardiola konfirmoi këtë.

“Ke të drejtë, ne duam që ai të qëndrojë për shumë vjet. Shpresojmë që ai të qëndrojë gjatë gjithë karrierës së tij. Ai është një lojtar i veçantë, një tifoz i Man Cityt nga akademia”, deklaroi Guardiola.

Foden, numëron 203 paraqitje me Cityn që nga inkuadrimi i tij në skuadrën e parë ku shënoi 64 gola dhe fitoi 6 tituj të Premierligës, 2 FA Cup, 4 Carabao Cup, Ligën e Kampionëve, Botërorin e Klubeve si edhe Superkupën e Evropës./IndeksOnline/