75 Mall Live Search
11:30 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / L A

Arrestohet ish-lojtari i Premierligës dhe i Kombëtares angleze

Një ish-yll i Premier Ligës dhe Anglisë thuhet se u arrestua në aeroportin e Stanstedit.

Futbollisti, emri i të cilit nuk ishte bërë i ditur, u arrestua në dyshimin për tentativë përdhunimi përpara se të hipte në aeroplan me rojat e Forcës Kufitare që ndërhynë.

Oficerët e policisë së Essex-it u njoftuan dhe udhëtuan për në aeroportin e Stanstedit për të arrestuar të dyshuarin. Ai u dërgua me makinë në një stacion policie lokale ku iu morën gjurmët e gishtërinjve, mostra e ADN-së dhe një foto nga policia.

Individi u mbajt për disa orë përpara se të lirohej me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. Ankuesi është intervistuar nga oficerë të specializuar për krime seksuale dhe i janë ofruar këshillim dhe mbështetje./IndeksOnline/