Emocionuese, çifti i njohur dhuron miliona euro për të pastrehët
Pesë muaj pas dasmës së tyre luksoze në Venecia, Lauren Sánchez dhe bashkëshorti i saj miliarder, Jeff Bezos, kanë dhënë lajmin se do të dhurojnë një donacion të madh.
Ish-gazetari njoftoi se çifti do të dhurojë 102.5 milionë dollarë (88 milionë euro) për 32 organizata jofitimprurëse në të gjithë Shtetet e Bashkuara që luftojnë mungesën e strehimit, me fondet që do të shpërndahen përmes Fondit të Familjeve Day One të Bezos, i cili u krijua në vitin 2018, transmeton Indeksonline.
Lauren e dha lajmin të hënën gjatë një paraqitjeje në Good Morning America.
“Ne jemi në gjendje të dhurojmë mbi 100 milionë dollarë këtë vit, kjo do të thotë shumë për njerëzit”, tha ajo, duke shtuar se donacionet do t’i ndihmojnë familjet “të fillojnë në drejtimin e duhur”./Indeksonline/

