75 Mall Live Search
14:37 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / b l

Përparim Rama: Pse nuk po i qet paret, Hekuran?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka drejtuar një pyetje publike, ministrit në detyre, Hekuran Murati: Pse nuk po i qet paret, Hekuran?

Rama në Facebook ka shkruar se punëtorët janë pa paga dhe se shërbimet janë ndalur.

I pari i Prishtinës ka thënë se komuna po pret transferimin e mjeteve nga ministria.

“Javën e kaluar e votuam bartjen e mjeteve, ndonëse këto obligime kanë mundur të mbulohen lehtësisht nga 35 milionë euro të hyrat vetjake dhe nga granti qeveritar që, për ironi, as nuk kërkojnë votim në asamble, vetëm vullnet për miratim nga ministri në detyrë, por që vazhdon t’i mbajë të bllokuara me përkushtim”, ka shkruar ndër të tjera Rama.