FSK realizon “Kursi Bazik për Materie të Rrezikshme”
Kompania e Materieve të Rrezikshme e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar “Kursi Bazik për Materie të Rrezikshme”, me qëllim të aftësimit dhe përgatitjes së pjesëtarëve të Kompanisë së Materieve të Rrezikshme për kryerjen e detyrave sipas misionit, dhe rritjen e aftësive operacionale të Kompanisë së Materieve të Rrezikshme (KMRR) në menaxhimin dhe përballimin e incidenteve me materie të rrezikshme.

