Sami Kurteshi pengoi fizikisht gazetarët, AGK: Është recidivit në këto sulme, VV duhet ta ndalojë këtë praktikë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sjelljen ndaj gazetarëve të anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshit.
Sipas AGK-së kjo sjellje e tij është e papranueshme dhe i ka bërë thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raporton të papenguar të gazetarëve.
Reagimi i plotë:
AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.
Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve.
Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë.

