75 Mall Live Search
17:05 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / MSH

Prada – pronare e re e Versace-s

Gjiganti i modës, Prada, zyrtarisht ka kompletuar blerjen e kompanisë ikonike – Versace.

Prada e mori Versace-n me një marrëveshje prej 1.375 miliardë dollarë, duke e vendosur shtëpinë e modës nën menaxhim të kompanisë italiane, shkruan IndeksOnline.

Marrëveshja pritet të ringjallë objektivat e Versace-s, që pasi hyri nën vorbullën e grupit “Capri Holdings”, pati një performancë mesatare.

Në një deklaratë të shkurtër, Prada tha se blerja ishte përfunduar me sukses, pasi kishin marrë të gjitha miratimet rregullatore.

Ky hap i rëndësishëm e ka emocionuar shumë Donatella Versace-n, që duke ndarë një fotografi të të ndjerit, Gianni, u shpreh: “Sot është dita jote dhe dita kur Versace i bashkohet familjes Prada. Po mendoj për buzëqeshjen që do të kishe pasur në fytyrë”.

Tani e tutje, Versace do të drejtohej nga Lorenzo Bertelli – që njëherazi është edhe trashëgimtar i kompanisë Prada./IndeksOnline/