75 Mall Live Search
18:46 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / B XH

Rajko Krivokapiq emërohet trajneri i ri KB Vëllaznimi

Klubi i KB Vëllazinimit ka arritur marrëveshje me trajnerin Rajko Krivokapiq, që ti prijë ekipit në vazhdim të stinorit.

“Trajneri vjen në Gjakovë pas dy edicioneve të kaluara së fundmi me ekipin e Podgorica Bemax në Mal të Zi, si dhe ABA Liga 2”, thuhet në njoftim, raporton IndeksOnline.

Në të kaluarën, Krivokapiq ka drejtuar edhe ekipe si: Teodo Tivat e Primorje në Mal të Zi, Sëiss Central në Zvicër, gjersa ka qenë edhe selektor i disa prej gjeneratave të reja të Kombëtares malazeze, si dhe ka ushtruar rolin e asistent trajnerit tek Kombëtarja A e Malit të Zi.

“Trajnerit Rajko, klubi i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në arritjen e synimeve!”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/