75 Mall Live Search
19:29 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / MSH

Lutfi Haziri njofton vdekjen e vëllait

Lutfi Haziri ka njoftuar ndarjen nga jeta të vëllait të tij, Bedriut.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka ndarë një fotografi të vëllait, duke bërë me dije se ai ndërroi jetë në spitalin universitar të Cyrihut, shkruan IndeksOnline.

“Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte.

Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!” shkroi Haziri, duke njoftuar se vëllai i tij pati një sëmundje të rëndë.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Ma këpute shpirtin vëlla!

Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar Zurichut, pas një sëmundje të rëndë.

Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte.

Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!

————————-

Për detajet e varrimit dhe të pamet, ju njoftojmë me kohë!

May be a black-and-white image of one or more people