75 Mall Live Search
20:15 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / MSH

Rihanna i “çartet” Rocky-t, momenti bëhet viral

Një moment viral ndërmjet Rihanna-s dhe ASAP Rocky-t ka marrë dheun.

Çifti i famshëm ishin në ceremoninë e çmimeve “Gotham Awards”, në Nju-Jork, në momentin kur ndodhi një keqkuptim i vogël mes tyre, shkruan IndeksOnline.

Në pamjet virale duket se Rihanna është ngopur me eventin, duke kërkuar të largohet.

Ishe Rocky ai që mbeti prapa duke biseduar me dikë, gjë që irritoi këngëtaren nga Barbados.

Në atë moment, ajo shihet duke kthyer kokën pas dhe duke i bërtitur partnerit të saj.

Ndonëse shpërfaq qartë se kush është “shefi” në këtë marrëdhënie, prapë se prapë ata ishin më simpatikët e mbrëmjes./IndeksOnline/