75 Mall Live Search
22:43 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / MSH

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit për Barcelonën.

Teksa po triumfon ndaj Atletico Madridit me epërsi minimale (2:1), Hansi Flick u përball me një situatë të padëshiruar, shkruan IndeksOnline.

Brenda pesë minutash, te “Katalunasit” u lëndua Dani Olmo, gjatë shënimit të golit të epërsisë, dhe i magjishmi Pedri.

Të dy u desh të zëvendësohen nga bashkëlojtarët e tyre.

Olmo u zëvendësua nga Ferran Torres, teksa vendin e Pedrit në mesfushë e mori Marc Casado./IndeksOnline/