75 Mall Live Search
22:54 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / B XH

“U largove pa zhurmë, s’të harrojmë kurrë”, Mozzik me fjalë prekëse për xhaxhanë e Lotinës

Reperi i njohur Mozzik ka shkruar disa fjalë pas ndarjes nga jeta të xhaxhait të së dashurës së tij, Lotinës.

Ai ka ngushëlluar familjen Haziri, duke thënë se atë nuk do ta harrojnë asnjëherë.

“U largove pa zhurmë, si ai që nuk do t’i lodhë të gjallët, por pas le nderin, emrin, fjalën – të pathyeshme si shkëmbi”.

“Pusho i qetë, Xha Edi (Bedri Haziri) e na shiko prej së larti, se nuk të harrojmë kurrë. Ngushëllime familjes Haziri”, ka shkruar Mozzik.