75 Mall Live Search
23:52 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / B XH

Ndotja e ajrit sot jashtëzakonisht e keqe, Morina: Mund të zgjasë deri në 1 javë

Profesori Ilir Morina nga Universiteti “Haxhi Zeka” ka komentuar situatën e rënduar të ajrit në Prishtinë, duke e cilësuar ndotjen si jashtëzakonisht të lartë.

Në “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai ka theksuar se ndotja e ajrit është shumë më e madhe se normalja, duke arritur deri në 150% të nivelit të pritur, dhe ka paralajmëruar që situata mund të vazhdojë për disa ditë, deri në një javë.

Morina shpjegoi se ndotja është rezultat i një kombinimi të faktorëve, përfshirë uljen e temperaturave, lagështinë e madhe, mjegullën dhe djegiet e ndryshme.

“Sot është situata ekstremisht e ndotur, pritet gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit, por lidhet me uljen e temperaturës së menjëhershme, lagështia shumë e madhe dhe mjegulla, pastaj përfshirë të gjitha djegiet e tjera, lidhen pra përzihen me këtë lagështi të madhe. Dhe Prishtina është njëfar Luginë që ngulfatet, dhe mund të zgasë deri në 1 javë.

“Sot ndotja është shumë e madhe për të gjitha kategoritë.  Sot është ajri 150 për qind sesa normal e akspetueshme, gjendja është tmerrësisht  rëndë, ish desht me u apelu shumë më shumë nga qeveria, sepse siç parashihet moti, parashihet edhe ndotja”,  tha Morina.