75 Mall Live Search
09:33 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / L A

Dërgohet në spital trajneri i njohur shqiptar

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje në zemër në një nga spitalet e kryeqytetit, që për fat të mirë ka shkuar në rregull dhe raportohet se trajneri i Egnatias është në gjendje të normalizuar.

Mësohet se trajneri kishte ndjerë shqetësime gjatë mbrëmjes të së hënës dhe është kërkuar ndërhyrja e ambulancës për ta dërguar në spital.

Atje, pas vizitave përkatëse, i është identifikuar problemi në zemër dhe i është bërë e qartë që kishte nevojë për ndërhyrjen kirurgjikale.

Procedura është kryer sot me sukses dhe tashmë pritet të mësohet vetëm sa kohë do të qëndrojë larg fushave të lojës trajneri i kampionëve të Shqipërisë.