75 Mall Live Search
09:35 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / MSH

ARRU-ja reagon pas raportimeve për shtrenjtim të tarifave të ujit

Dje u raportua se nga janari i vitit të ardhshëm mund të shtrenjtohen tarifat e furnizimit me ujë.

Infokus raportoi se burime të mediumit pranë kompanive rajonale të ujësjellësit janë në gjendje të vështirë financiare.

Nga ky medium thanë se faturat pritet të shtrenjtohen për 70%, me kërkesë të KRU-ve.

Lidhur me këtë ka reaguar Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit ka deklaruar se është duke u marrë me procesin e rregullt tre-vjeçar të përcaktimit të tarifave.

Nga ARRU-ja thonë se aktualisht janë në fazën e shqyrtimit të aplikacioneve tarifore të pranuara nga ofruesit e shërbimeve të ujit, shkruan IndeksOnline.

Mes të tjerash, ky Autoritet deklaron:

“Procesit të përcaktimit të tarifave, ashtu siç e parasheh korniza ligjore, i paraprin diskutimi publik, të cilin jemi duke e zhvilluar nëpër të gjitha regjionet. Secila prej Kompanive Rajonale të Ujit (KRU) e paraqet kërkesën tarifore për tre vitet e ardhshme, e në anën tjetër Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit, do të bëjë analizën dhe vlerësimin e pavarur profesional të aplikacioneve sipas metodologjisë tarifore duke i sfiduar Kompanitë Rajonale për rritje të efiçiencës.

Në fazën aktuale të procesit të shqyrtimit të aplikacioneve tarifore, nuk mund të flasim për nivele tarifash. Ky proces do të përfundojë deri në fund të muajit dhjetor, kur edhe do të lëshohen Urdhëresat Tarifore për tre vitet e ardhshme (2026-2028) për të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujit.”