Miftaraj: Uria e Albin Kurtit për pushtet ka shkuar në nivel të frikshëm – Indeksonline.net
75 Mall Live Search
Zgjidh gjuhën

Miftaraj: Uria e Albin Kurtit për pushtet ka shkuar në nivel të frikshëm

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar deklaratën e Ambasadës së SHBA-së, pas moscertifikimit të Listës Serbe.

Sipas Miftarajt, Albin Kurti dhe LVV-ja përdorin çdo mjet për të mbetur në pushtet dhe për të cenuar aleancën e Kosovës me SHBA-në, shkruan IndeksOnline.

“Uria e LVV-së dhe Albin Kurtit për pushtet, financa, klientelizëm, korrupsion, ka shkuar në nivel tjetër, në nivel të frikshëm.

Por shtrohet pyetja nëse presidentja Osmani do të ketë guximin të reagojë, të ruajë aleancën me SHBA-në, apo do të vazhdojë të luajë lojën e LVV-së dhe Kurtit”, u shpreh Miftaraj.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Ambasada amerikane deklaroi se “përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse”.

Ky është postimi i plotë i Ehat Miftarajt (pa ndërhyrje):

Shtetet e Bashkuara të Amerikes po thone se veprimet e Levizjes Vetvendosje cenojnë stabilitetin në Kosovë dhe interesat e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Tanimë secili që ka pak mend në kokë e kupton dhe e dinë saktë se Albin Kurti dhe LVV per me mbet ne pushtet perdor çdo mjet qe i vjen ne dorë, shkon aq larg sa cenon edhe aleancen me ShBA.

Uria e LVV dhe Albin Kurtit per pushtet, financa, klientelizem, korrupsion ka shkuar ne nivel tjeter, ne nivel te frikshem.

Por shtrohet pyetja nese Presidentja Osmani do kete guximin te reagoj, te ruaj aleancen me ShBA. Apo do vazhdoj te luaj lojen e LVV dhe Kurtit.

Të fundit nga IndeksOnline