Ky është artisti më i dëgjuar në “Spotify”, për vitin 2025
Viti 2025 ishte tejet i larmishëm në zbulimin e artistëve të rinj.
Një nga platformat më të mëdha të muzikës – Spotify, ka publikuar përmbledhjet vjetore për të gjithë përdoruesit e kësaj platforme, shkruan IndeksOnline.
Secili përdorues i kësaj platforme është shërbyer me të dhënat individuale nëpërmjet “Spotify Wrapped”, ku ka parë se kë e ka dëgjuar më së shumti, cilat këngë, dhe sa minuta ka dëgjuar përmbajtje në këtë platformë.
Sipas “Spotify”, artisti më i dëgjuar për vitin 2025 ishte Bad Bunny.
Bad Bunny u dëgjua plot 19.8 miliardë herë në të gjithë botën, këtë vit.
“Albumi më i fundit i Bad Bunny, DeBÍ TiRAR MáS FOTos , është gjithashtu Albumi më i Mirë Global i këtij viti , duke nënvizuar përqafimin mbarë-botëror këtë vit të kulturës dhe muzikës vibrante të Porto Rikos” deklaron gjiganti muzikor./IndeksOnline/

