Angela Martini iu përgjigjet zërave për divorc
Disa javë më parë, mediat e huaja raportuan rreth divorcit ndërmjet Angela Martinit dhe Dragos Savulescut.
TMZ-ja raportoi se modelja shqiptare kishte paraqitur kërkesën për divorc ndaj biznesmenit të njohur, shkruan IndeksOnline.
Por, teksa djali i tyre feston ditëlindjen, Angela ka tunduar ujërat duke postuar edhe fotografi me partnerin.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse Angela e ka bërë këtë gjë për hir të respektit për babain e djalit të saj, apo nëse vërtet është tejkaluar kriza në martesë.
“Sot bota u bë më e ndritshme sepse zemra dhe shpirti ynë, Kyree Martini-Savulescu, lindi. Dielli ynë, lumturia jonë, gëzimi ynë më i madh.
Historia jote ka qenë e jashtëzakonshme që nga momenti i parë. Edhe përpara se të shiheshe, ekzistenca jote mbartte diçka unike, një prekje hyjnore, një fat të shkruar ndryshe. Shigjetari ynë i vogël i çmendur, ti erdhi me universin që bënte tifozllëk për ty.
Ti je fëmija që zgjodhëm…
Dhe në njëfarë mënyre fëmija që na zgjodhi neve.
Fëmija ynë i mrekullisë.
Gjithçka e jona.
Gëzuar ditëlindjen, Kyree.
Të duam pafund”, shkroi Angela.

