75 Mall Live Search
17:07 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Zhegrova kundër Gjimshitit në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Atalanta ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Raffaele Palladino ka shënuar fitore ndaj Genoas, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.

Në mesin e golashenuesve për Atalantan ishte edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili realizoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 19-të.

Në çerekfinale Atalanta e Gjimshitit për kundërshtar do ta ketë Juventusin e Edon Zhegrovës, e cila mbrëmë mposhti Udinesen me rezultat 2-0./IndeksOnline/