Baraliu: Askush nuk mund ta kontestojë vendimin e KQZ-së
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka komentuar për emisionin FIVE vendimin e mundshëm të PZAP-së për të urdhëruar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka theksuar se PZAP ka diskrecion të plotë për vendimmarrje, duke e cilësuar këtë organ si “një lloj gjykate” me kompetenca të qarta ligjore.
“Ka të drejtë ta bëj këtë PZAP, edhe nuk duhet të hidhërohet as KQZ as anëtarët e LVV-së, ata kanë diskrecionin e tyre në vendimmarrje është një organ administrativ por shumë i rëndësishëm është një lloj gjykate, madje edhe ka nga gjykatës që janë anëtar i këtij panelit të ankesave, konsiderohet që ëhë organ i shkallës së dyte por kanë të drejtë ta bëjnë. Ka të drejtë edhe Supremja edhe PZAP të marrin vendimet e tyre”, ka deklaruar ai.
Ai ka shtuar se reagimet e menjëhershme të disa miqve ndërkombëtarë për vendimin të KQZ-së janë jo proporcional me çështje të tjera më serioze, si agresionet shtetërore që mbeten pa përgjigje.
“Ajo që duhet bërë me shumë rëndësi për qytetarët por edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë që po reagojnë menjëherë dhe shumë shpejt për çdo gjë dhe do të thosha me keqardhje vend e pa vend. E ndërkaq nuk reagojnë për disa për agresionin shtetëror, kanë ndodhur qe kaq vite nuk ka asnjë përgjigje nuk ka asnjë raport këta të Brukselit thotë do të japi e nuk e japin kurrë. Nuk reagojnë e neve jemi të rrezikuar nuk është drejtë, duhet edhe ata të mësojnë leksionin dhe të sillen ndaj partnerëve siç jemi ne të padiskutuar…, të sillen me në me korrektësi të gjitha edhe Brukseli edhe Uashingtoni”, ka deklaruar Baraliu.
Ai ka potencuar se nuk ka më shumë se korrektësi, “sesa të marrësh një vendim në organin legjitim në KQZ, institucion i pavarur me kushtetutë dhe kush është ai që mund ta kontestojë atë, askush, plotësisht legjitim janë edhe të LVV edhe ata që kanë abstenuar”./Indeksonline/

