75 Mall Live Search
20:13 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Merr fund ”agjërimi” i Albion Rrahmanit, gjen golin pas dy muajve (VIDEO)

Pas dy muajve pa shënuar, Albion Rrahmani ka gjetur golin me Sparta Pragën.

Sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, në ndeshjen e Kupës së Çekisë, ndaj Artis Brano dhe shënoi golin e fitores për Spartën, shkruan IndeksOnline.

Ai u tregua i sakt nga pika e bardhë, në minutën e 89-të.

Rrahmani e nisi mirë këtë sezon, por pastaj kaloi në një krizë, ku golin e fundit e kishte shënuar me 5 tetor, në derbin ndaj Slavia Pragës.

Që nga ajo kohë, 25-vjeçari nuk ka shënuar gol në nëntë ndeshje me Sparta Pragën dhe katër ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës./IndeksOnline/