Miley flet për propozimin për martes: U habita …
Miley Cyrus u habit kur Max Morado i propozoi martesë.
Lajmi për fejesën e tyre erdhi menjëherë pasi ata u shfaqën në premierën e filmit “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles, me këngëtaren e famshme që tërhoqi vëmendjen e fotografëve për shkak të unazës mbresëlënëse me diamant që i zbukuronte dorën. Ylli 33-vjeçar përshkroi në “Good Morning America” momentin kur bateristi 27-vjeçar u ul në gjunjë dhe i kërkoi asaj të bëhej gruaja e tij gjatë një udhëtimi të fundit në Azi.
«Nuk është e lehtë të më surprizosh, sepse më pëlqen të kem kontrollin e çdo situate dhe u dorëzova plotësisht», tha ajo me entuziazëm, duke shtuar: «Dhe po ju them, isha shumë, shumë, shumë e befasuar!»
Cyrus vuri në dukje se Morado «e bëri vërtet mirë», duke zgjedhur unazën e fejesës Jacquie Aiche të dizenjuar posaçërisht për të, me diamante të vendosura në ar 14 karatësh.
Miley vazhdoi duke thënë më pas se prania e Max Morado në jetën e saj e ka ndihmuar të rritet. “Është shumë e qartë se sa drastikisht jam rritur në këto katër vjet me Max-in”, tha ajo.
“Thjesht dëshiron të ëndërrosh sa më shumë që të jetë e mundur dhe dëshiron të kesh dikë pranë që të thotë gjithmonë: ‘Ti mund ta bësh!’”, shtoi ajo.

