75 Mall Live Search
23:39 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Wirtz u gëzua se shënoi golin e parë me Liverpulin, por në fund u regjistrua si autogol, kjo është arsyeja

Florian Wirtz dhe tifozët e Liverpulit u gëzuan kur sulmuesi gjerman shënoi golin e parë zyrtar, duke barazuar rezultatin ndaj Sunderlandit.

Mirëpo goli i tij nuk u pranua, derisa regjia e Premierligës e vlerësoi atë si autogol, të shënuar nga mbrojtësi i Sunderlandit, Nordi Mukiele.

Sipas raportimeve, goli i Wirtz u anulua me arsyen se gjuajtja e tij shkoi në rrjetë nëpërmjet Nordi Mukiele dhe u regjistrua si autogol./IndeksOnline/